Lajme

Policia me radar në rrugën ky vdiqën të rinjtë: Shpejtësia 204 km/h

Fundjava që lamë pas ishte tragjike.

Fundjava që lamë pas ishte tragjike. Mbrëmjen e së shtunës vdiqën dy vajza 17-vjeçe në Bërzhitë (rruga e vjetër Tiranë-Elbasan), ndërsa të dielen aksidenti i mori jetën një tjeter 17 vjeçari pranë rrethrrotullimit të TEG. Policia ka dalë për kontroll mbrëmë pikërisht në aksin Sauk-TEG dhe ka kapur 24 drejtues mjetesh që fluturonin me shpejtësi nga 140 deri në 204 km/h/

Gjatë aksionit policia ka pezulluar 24 patenta, të gjitha për shpejtësi të lartë.

“Në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan. Vijon kontrolli në aksin Sauk-Teg. 204 km/h para pak minutash. Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri në orën 00:30, janë pezulluar 28 patenta për shpejtësi nga 140 km/h deri në 204 km/h.

Mos fluturoni se në rastin më të mirë ju pret policia e në rastin më të keq ju pret ambulanca. Duaje jetën, jetoje atë! Familja pret ty të shkosh në shtëpi, jo patenta pa ty”, shkruan policia, ndërsa publikon edhe video.