Lajme

Policia kontrolle në lokalet e ish-Bllokut, ja paralajmerimi që ka

Policia e Shtetit ka shtuar kontrollet në lokal

Policia e Shtetit ka shtuar kontrollet në lokalet e ish-Bllokut. Sot është festa e Halloween-it dhe drejtori i Policisë Ardi Veliu, ka kërkuar që të mos lejohen festimet në asnjë lokal.

Duke marrë parasysh festën e Halloween-it, Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar të gjitha strukturat në të gjitha qarqet që të marrin masa për të mos lejuar organizime e festime, pasi janë burim potencial për të përhapur virusin COVID-19.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u vendosën 3 gjoba me vlerë 1.000.000 lekë secila, për tre administratorë të lokaleve që gjatë kontrolleve pas orës 20:00, shërbimet e Policisë i kanë konstatuar me muzikë dhe pa respektuar protokollet e sigurisë“, – thotë Policia.

 Njoftimi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu gjatë inspektimit në “Ish-Bllok” dhe zona të tjera të Tiranës, u ka kërkuar drejtuesve të DVP Tiranë, masa më të shtuara në fundjavë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Duke marrë parasysh festën e Halloween-it, Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar të gjitha strukturat në të gjitha qarqet që të marrin masa për të mos lejuar organizime e festime, pasi janë burim potencial për të përhapur virusin COVID-19.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe 2, si dhe forca e posaçme “Shqiponjat”, gjatë mbrëmjes së djeshme, kanë vendosur 85 masa me vlerën 3.000 lekë secila për të rinjtë që qarkullonin pa respektuar distancimin social dhe pa vendosur maskë.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u vendosën 3 gjoba me vlerë 1.000.000 lekë secila, për tre administratorë të lokaleve që gjatë kontrolleve pas orës 20:00, shërbimet e Policisë i kanë konstatuar me muzikë dhe pa respektuar protokollet e sigurisë.

Policia e Shtetit apelon për respektim të masave anticovid dhe u bën thirrje prindërve që të mos lejojnë fëmijët e tyre të grumbullohen në festime në lokale, në kundërshtim me këto masa.

Njëkohësisht, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.


Etiketa: , , ,