Lajme

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e personit të dyshuar për vrasjen në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar së është në kërki

Policia e Kosovës ka njoftuar së është në kërkim të Faton Brahimit, i dyshuar për vrasje të djalit të xhaxhait të tij, Bashkim Brahimit, gjatë ditës së djeshme në Navosellë të Pejës, njofton Insajderi.

Sipas policisë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, derisa tragjedia dyshohet të ketë ndodhur për çështje pronësore.

Drejtoria Rajonale në Pejë ka kërkuar nga qytetarët bashkëpunim, në lokalizimin e të dyshuarit Faton Brahimin, duke e publikuar foton me të dhënat e tij.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizim të Prokurorisë Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: Faton (Shaban) BRAHIMI i lindur me 11.04.1974 nё fshatin Novosellë të Pejës. I dyshuari është i kërkuar për veprat penale: “VRASJE”. Personi konsiderohet të jetë i rrezikshëm dhe i armatosur. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Pejës.

PK ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, por i njëjti nuk është gjetur aty.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një mitraloz, një pistolete, paisje për pastrim të armës, 890 fishek të kalibrave të ndryshëm, dhe pesë predha po ashtu kalibra të ndryshëm”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Me vendim te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.