Lajme

Policia jep detaje për rrahjen që ndodhi ditën e Bajramit në një diskotekë në Prishtinë

Të martën mbrëma në njëra nga diskotekat në Prishtinë ka ndodhur një rrahje mes disa personave.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar rastin.

Policia ka treguar se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka shoqëruar në stacionin policor disa persona, shumica nga ta nën ndikim të alkoolit.

Një person ka mbetur i lënduar dhe ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, e që aktualisht po trajtohen rrethanat e ngjarjes.

Në videon e dërguar nga lexues të Gazetës shihet teksa sigurimi i diskotekës tentojnë të qetësojnë njërin nga personat që ishte i përfshirë në këtë rrahje.

“Informata është pranuar rreth orës 01:30 për një rrahje në mes të disa personave, të  ndodhur në një lokal në rrugën “Gjorgj Bush” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka shoqëruar në stacionin policor disa persona, shumica nga ta nën ndikim të alkoolit. Një person i lënduar ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, tha Borovci