Lajme

Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë në vendin ku u plagos të hënën mbrëma një person në Prishtinë.

Po ashtu nga i dyshuari është konfiskuar arma revole me 23 fishekë, njofton Insajderi

Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, ku sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa, me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“VRASJE NË TENTATIVË Rr. Zijah Shemsiu, Prishtinë 26.04.2021 – 18:08. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, i cili ka mbetur i plagosur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë, po ashtu nga i dyshuari është konfiskuar arma revole me njëzetë e tre (23) fishekë 9mm. Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./Insajderi.com