Lajme

Policia jep detaje për gruan që u gjet e vdekur në veturën e saj

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhu

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin e gruas që është gjetur e vdekur në veturën e saj në Partesh gjatë ditës së djeshme, njofton Insajderi.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se ajo është gjetur pa shenja jete në vetyrën e saj të parkuar në skaj të rrugës.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Njësia përkatëse policore është duke e hetuar rastin.

“Partesh 13.01.2021 – 17:30. Raportohet se në veturën e saj të parkuar në skaj të rrugës, është gjetur pa shenja jetë viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com