Lajme

Policia e ndalon një automjet në Mitrovicë, gjendet e mitura që dyshohet se është dhunuar

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka dhunuar një të mitur në Mitrovicë, njofton policia.

E mitura është hasur në automjetin që e drejtonte i dyshuari.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, viktima është dërguar në IML për ekzaminim dhe pastaj është dërguar në shtëpi, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNIM/Mitrovicë, 29.03.2021-12:45. Njësia për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore, ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar si dhe në automjet kishte qenë edhe viktima femër e moshës së mitur. I dyshuari dhe viktima janë dërguar në stacion policor nën dyshimin se i dyshuari ka kryer veprën e lartcekur. Me urdhër të prokurorit kujdestar, viktima është dërguar në IML për ekzaminim dhe pastaj është dërguar në shtëpi, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.