Policia e Kosovës është duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e Pajtim Krasniqit nga Peja.
Ai kërkohet nga Gjykata Themelore në Pejë për veprën penale vjedhje e rëndë.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e PK-së.

