Showbiz

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për Gani Kocin

Policia e Kosovës i ka filluar hetimet për zyrt

Policia e Kosovës i ka filluar hetimet për zyrtarin e PDK-së Gani Kocin për shkak të përdorimit të gjuhës së përdorur ndaj disa personave publikë duke thënë për ata “gropa septike serbe që duhet mbyllur me beton”, njofton Insajderi.

Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin, kanë raportuar për mediumin Koha.net.

Ne fotografinë që Gani Koci ka vënë në profilin e tij në Facebook, duke u quajtur “gropa septike” shihen kreu i LVV-së, Albin Kurti, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, publicisti Veton Surroi, ish- këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi, deputetet e LVV-së, Fatmire Kollçaku, Arbërie Nagavci e Fitore Pacolli, akademiku Jusuf Buxhovi, ish-deputetja Drita Millaku, ish- zëvendëskryeministri Haki Abazi, aktivisti Rron Gjinovci, drejtoresha e BIRN Kosova, Jeta Xharra, dhe ish-deputeti Ilir Deda.

Lidhur me gjuhen e përdorur nga zyrtari i PDK-së, Gani Koci, kanë reaguar edhe figura tjera publike duke e dënuar si akt dhe gjuhë e përdorur. /Insajderi.com