Kosovë

Policia e Kosovës hap konkurs për pranimin e zyrtarëve të rinj policorë

Policia e Kosovës ka hapur sot konkursin për pranimin e zyrtarëve të rinj policorë.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se aplikimi për zyrtar policor bëhet online dhe se kandidatët e interesuar mund të aplikojnë përmes ueb faqes zyrtare të Policisë së Kosovës: www.kosovopolice.com nga data 28.10.2021 deri me datën 16.11.2021

Kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë në Policinë e Kosovës duhet t’i përmbushin këto kritere:

a) Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

b) Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;

c) Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;

d) Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;

e) Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;

f) Të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar);

g) Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.

B. Testet:

a) Testi me shkrim;

b) Testi i aftësive fizike;

c) Intervista;

d) Testi psikologjik;

e) Kontrollimi mjekësor;

f) Verifikimi i të kaluarës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

a) Kopja e diplomës për arsimin e mesëm të lartë, ndërsa për kandidatët që kanë përfunduar shkollimin jashtë vendit kopja e diplomës e nostifikuar;

b) Dëshmi për kualifikime tjera;

c) Certifikatën e lindjes/ekstrakt i lindjes;

d) Vërtetimi nga gjykata që nuk është i dënuar dhe që nuk është nën hetime;

e) Kopje e letërnjoftimit apo pasaportës

f) Një fotografi të formatit (5 x 5); g)

Dokumenti nga pika c dhe d të jenë të vlefshme dhe të nxirën pas datës së shpalljes së konkursit.

Lexonikëtu njoftimin e policisë.