24 orë+ Lajme

Policia dënon Sami Lushtakun për mosrespektimin e masave, Pozhari: Ka kaluar koha e kapadainjve

Anëtari i PDK-së, Sami Lushtaku, ka shkelur masat e Qeverisë së Kosovës për luftimin e COVID-19, duke mbledhur dhjetëra persona në ambient të mbyllur në Skenderaj.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ ish-kryetari i Skenderajt ka shkruar se sot ka takuar një grup nga shtabet zgjedhore të nëndegëve në Skenderaj. Por, në fotografitë e postuara shihet një numër i madh i njerëzve, shumica e të cilëve janë pa maska. Policia e Kosovës ka shqiptar gjobë ndaj Sami Lushtakut për mosrespektim të masave, ndërsa lidhur me këtë veprim të policisë së Kosovës ka reaguar gazetari dhe analisti Xhevdet Pozhari i cili ka shkruar se ka kaluar koha e kapadainjve.

“Policia e kish dënuar Sami Lushtakun për mbajtje të tubimeve pa maskë dhe pa distancë.
Ka kalu koha e kapadainjve”, ka shkruar Xhevdet Pozhari në rrjetin e tij social.