Lajme

Policia deklarohet rreth kërcënimit për sulm: Nuk ka vend për shqetësim

Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë në

Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë në hapësirat e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, pasi ishin kontaktuar nga një person, i cili kishte kërcënuar se do të sulmonte dikë në spital, njofton Insajderi.

Pjesëtarë të Njësisë Speciale të Kosovës janë parë duke patrulluar në oborrin e QKUK-së, ku janë dy patrolla, njëra në hyrje dhe tjetra përballë Emergjencës.

Përmes një njoftimi zyrtar, nga policia kanë thënë se situata vlerësohet të jetë e qetë dhe nuk ka vend për shqetësim.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe trajton ç’do informacion apo rast të raportuar, të çfarëdo natyre apo vepre penale. Të gjitha veprimet e nevojshme i ndërmerr konform autorizimeve ligjore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, me qëllim të ofrimit të sigurisë, parandalimit të veprimtarive kriminale si dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike në vend”.

“Policia e Kosovës me kohë ka ndërmarr masat parandaluese dhe të sigurisë, pas sigurimit të një informate që ndërlidhet me kanosje, përderisa janë ndërmarrë të gjitha masat policore, situata vlerësohet e qetë dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim nga ana e qytetarëve”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Ende nuk ka detaje konkrete se nga kush apo nga ku u bë ky kërcënim./Insajderi.com