Lajme

Policia bllokon sërish Unazën, efektivët kordon në rrugë

Bllokohet sërish rruga tek Unaza.

Bllokohet sërish rruga tek Unaza. Forca të shumta policie kanë krijuar një kordon në perimetrin e rrugës duke mos lejuar qarkullimin e njerëzve dhe të makinave.

Qytetarë dhe banorë të zonës janë të agravuar, pas nuk po lejohen që të kalojnë rrugën.

Mësohet se shkak për blindimin e zonës është një tjetër aksion që do të ndërmarrë në këtë segment Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), për shembjen e banesave të tjera në listën e atyre që janë planifikuar të prishen.

Tre ditë më parë, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur 33 objektet e parashikuara në Unazën e Re. Edhe pse banorët rezistuan përgjatë orëve të para të mëngjesit, nuk mundën të ndalonin ndërhyrjen, madje pati edhe përplasje.


Etiketa: , ,