Kronika e Zezë

Policia bastis një mishtore në Prizren, dyshohet për mish të kontrabanduar

Gazeta Sinjali mëson se disa zyrtarë policorë, inspektorë të policisë dhe oficer të doganës, të asistuar nga ATK-ja dhe AVUK-u kanë zbarkuar edhe në mishtoren “Ymeri” në Prizren, ku gjatë bastisjes, përgjegjësi i kësaj pike është shoqëruar në stacionin policor të Prizrenit.

Kjo vizitë e papritur e organeve të sigurisë në këto biznese, raportohet se vjen si rezultat i dyshimit për bartjen e mallrave në pikën kufitare duke iu shmangur kontrollit doganor.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Sinjalizuesit nga vendi i ngjarjes raportojnë se dhjetëra zyrtarë tashmë janë futur brenda dhe kanë filluar bastisjen në këtë mishtore.