Lajme

Policia arreston kërcënuesen e Gazmend Muhaxherit

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ishte kërcënuar gjatë ditës së djeshme, përmes rrjeteve sociale.

Por policia ka njoftuar se tashmë është arrestuar një femër e dyshimtë, lidhur me këtë rast.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi deklaroi se pas veprimeve hetimore që ka ndërmarrë policia një person (gjinia femër) është identifikuar më pas arrestuar dhe intervistuar në Stacionin Policor të Pejës.

Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, personi në fjalë më pas është liruar.

Gashi shtoi se rasti është cilësuar si ‘Kanosje’ teksa janë duke u zhvilluar hetimet edhe për një të dyshuar tjetër, që është në kërkim të policisë.

Ndryshe i pari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dje mori dy kërcënime të njëpasnjëshme