Lajme

Policia aksion në Tiranë, kap shpërndarësit e kokainës

TIRANË – Goditet një tjetër rast i shpërn

TIRANË – Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogërave të forta në doza. Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Weekend”, ku janë sekuestruar 32 doza kokainë, një dozë kanabisi, armë e ftohtë thikë, aparate celular dhe një sasi lekësh të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Në pranga kanë rënë dy poseduesit, F. M., 30 vjeç, dhe A. L., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Janë sekuestruar 32 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë; një dozë me lëndë të dyshuar narkotike kanabisi; 3 aparate celular; një armë e ftohtë thikë dhe 66 600 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë

Forca e posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar “Weekend”, shtetasit:

F. M., 30 vjeç, dhe A. L., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Muhamet Gjollesha” këta dy shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponjat” me 32 doza kokainë dhe një dozë kanabisi të bëra gati për shitje.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 32 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë; një dozë me lëndë të dyshuar narkotike kanabisi; 3 aparate celular; një armë e ftohtë thikë dhe 66 600 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.


Etiketa: , ,