Një 32-vjeçar është ndaluar nga policia këtë pasdite në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake, i riu është i dënuar me 2 vjet e 4 muaj burg për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike. Policia njofton se në pranga ka rënë E.T., 32 vjeç, banues në Pogradec.
Njoftimi i Policisë
Pogradec
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim:
E.T, 32 vjeç, banues në Pogradec.
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec me vendimin e datës 08.05.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet 4 muaj dhe 16 ditë burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Etiketa: 32-vjeçari, ndalim, pogradec, Policia, prodhim narkotikesh