Lajme

Pogradec/ Ambulanca përplas kalimtaren e moshuar

Një aksident automobilistik me pasojë një të plagosur ka ndodhur në Pogradec.

Personi me inicialet LL.P (62 vjeç) ka përplasur me ambulancë një kalimtare të moshuar, e cila është identifikuar me inicialet K.P (77 vjeç).

E moshuara është dërguar menjëherë në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa drejtuesi i mjetit mësohet se është vendosur në pranga.


Etiketa: ,