Lajme

“Po vijnë fadromat”/ Banorët e Astirit dalin në rrugë pas alarmit

Pas paralajmërimit të INUK se sot në mëngje

Pas paralajmërimit të INUK se sot në mëngjes ishte afati kur banorët e Astirit duhej të lironin banesat pasi do të zhvillohej aksioni për shembjen e tyre, banorët kanë dalë në protestë për ta kundërshtuar këtë vendim. Nga burime të besueshme bëhet e ditur se aksioni është shtyrë për orët e para të ditës së martë.

Mësohet se mjetet e rënda të INUK do të mbërrijë në orën 05:00 të mëngjesit të nesërme në “Astir” dhe aksioni për shembjen e banesave do të nisë një orë më vonë, pra në orën 06:00, ndërkohë që po në këtë orë do të mbërrijnë edhe mjetet e shërbimit zjarrëfikës.

Nga ana tjetër banorët e “Unazës së Re” paralajmërojnë se do të qëndrojnë përgjatë gjithë natës në gatishmëri. Mjaft prej tyre kanë lënë shtëpitë dhe kanë dalë në rrugë në shenjë proteste. Organizimi i tyre ka nisur në rrjetet sociale që pasditen e kësaj të hëne, duke iu bërë thirrje banorëve që të dalin në protestë. Protestës i janë bashkuar në këto momente edhe gra, fëmijë e të moshuar, pavarësisht se temperaturat janë në ulje.


Ata përsërisin se nuk janë kundër projektit, por ata kërkojnë dialog me qeverinë për zgjidhjen dëmshpërblimit të banesave të tyre.

Ndërkohë lidhur me protestën e tyre ka reaguar edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan se “një pjesë e familjeve kanë marrë paratë për ndërtimet pa leje në mes të rrugës, pjesa tjetër në foto është futur për zhvillim duke liruar rrugën e duke marrë nga 1-3 apartamente në këmbim!


Etiketa: , , , ,