Lajme

‘Po përdor administratën’- Bushati: Qeveria, një makineri që ka vendosur t’i vjedhë zgjedhjet

Analisti Andi Bushati i ftuar në emisionin “Ope

Analisti Andi Bushati i ftuar në emisionin “Open”, tha se Partia Socialiste po përdor administratën për të siguruar vota për zgjedhjet e ardhshme.

Ai bëri deklaratën e fortë, ku tha se “jemi përballë një makinerie që ka vendosur t’i vjedhë këto zgjedhje”.

Po ashtu, Bushati shton se PS nuk e respektoi marrëveshjen e 5 qershorit, duke ndryshuar atë në 2 nene.

“Të përdorësh administratën se do humbasësh vendnin e punës, po nuk më dhe mua 10 vota. Jemi përballë një makinerie që ka vendosur t’i vjedhë këto zgjedhje.

Makineria e vjedhjes është shumë më e madhe se këto ndryshime që ne po flasim. Marrëveshja e 5 qershorit u gris dhe u përmbys.

PS e ka përdorur si letër higjenike marrëveshjen e 5 qershorit, u prish në dy nene dhe po u prish në dy nene, ajo bie e tëra”, tha Bushati.


Etiketa: , , ,