Bota Lajme

Po pastronte dritaret e shtëpisë, 27-vjeçarja bie nga 70 metra lartësi

Një grua ka rënë drejt vdekjes nga 70 metra lartësi, pasi humbi ekuilibrin teksa pastronte dritaret e shtëpisë së saj.

27 vjecarja fatkeqe Olga Nauletova, vdiq teksa po bënte pastrimin pranveror të shtëpisë së saj.

Ajo ishte parë më herët duke pastruar nga jashtë dritaret e apartamentit në katin e 21-të në ndërtesën e qytetit rus Kazan.

Dëshmitarët i thanë policisë se papritur ajo humbi ekuilibrin, madje në disa video shokuese shiheshin momentet tragjike kur ajo bie në trotuarin poshtë. Policia po kërkon të flasë me dëshmitarë teksa hetojnë rënien fatale.

“Pakujdesia gjatë larjes së dritareve është versioni kryesor i aksidentit,” raportonte rrjeti vendas Plohie Novosti.

Gruaja punonte si shitëse në një dyqan makinash Nissan dhe ishte e martuar me 31 vjeçarin Kasim Nauletov, raportonin mediat.