Kuriozitete

Po luante me kushërinjtë fshehtas në borë, 10-vjeçari nga Rusia sulmohet nga ujku – e shpëton qeni që e jep jetën për të

Një qen i racës Jack Russellm, ka dhënë jetën për ta shpëtuar pronarin e tij të vogël, djaloshin 10-vjeçar Jemelin të cilit iu vërsul ujku.

Djaloshi nga Sindora në Rusi, po luante fshehtas në borë me kushërinjtë e tij, duke mos e vërejtur ujkun që ishte shfaqur nga një zonë malore në afërsi, transmeton Telegrafi.

Por ishte Jack i cili e shpëtoi duke vrapuar në drejtim të tij për t’u konfrontuar me ujkun e uritur. Megjithatë ujku sulmoi qenin, e ky veprim i qenit i shpëtoi jetën djaloshit të vogël i cili alarmoi prindërit e tij menjëherë.

Babai i Jemelinit, Ruslani mblodhi miqtë e tij, në mesin e tyre kishte edhe gjuetarë të cilët vrapuan me shpejtësi jashtë. Ata panë ujkun duke e lëshuar qenin duke ikur në pyll.

Deri në ato momente qeni ishte gjallë, por disa minuta më vonë ka ngordhur duke mos i mbijetuar plagëve të marra.