Kosovë

Po kritikohen fort nga opozita, deputetja e VV-së: Ku do të ishim sot nëse në pushtet do të ishin kaq të ditur

Lëvizja Vetëvendosje po përballet me një opozitë të fortë në Kuvendin e Kosovës, e si duket kjo gjë nuk po i pëlqen atyre.

Deputetja e LVV-së Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka pyetur se ku do të ishte sot Kosova nëse opozita e sotme do të ishte kaq e ditur, gjatë kohës sa ishte në pushtet.

“Ku do të ishim si shtet, sikur opozita e tanishme, e pozitë 20 vjeçare, do të ishte kaq e ditur, sikur pretendon se është sot?”, shkruan ajo në FB.

Ndryshe, edhe deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi i tha ministrit Arben Vitia se nuk po e kritikojnë më shumë sesa ministrin paraprak Armend Zemaj, “por po i duket”.