Showbiz

“Po ke ndonjë shqetësim, merr Romeon”/ Çfarë i tha në vesh Donaldi Beatriksit përpara se të largohej

Beatrix Ramosaj la mbrëmjen e djeshme shtëpinë

Beatrix Ramosaj la mbrëmjen e djeshme shtëpinë e Big Brother. Banorja gjatë ditëve të fundit ishte e shqetësuar për atë çfarë e priste jashtë shtëpisë. Thuajse të gjithë banorët e kanë përcjellë me lot në sy, teksa partneri i saj, Donaldi ka qenë edhe më i pikëlluar nga ky largim.



Por veçmas mungesës në shtëpi, Donaldi është shfaqur i shqetësuar edhe për atë se çfarë e pret jashtë këngëtaren. Një video po bën sot xhiron e rrjetit, ku dëgjohen Donaldi teksa i pëshpërit në vesh disa fjalë Trixës.  “Nëse ke diçka, merr Romeon në telefon nëse ke shqetësim, për çdo gjë”, i tha ai duke iu referuar vëllait binjak.