Lajme

Plazh në vjeshtë, pushuesit në Vlorë: Qetësi dhe relaks

Temperaturat e larta vijojnë edhe në këtë f

Temperaturat e larta vijojnë edhe në këtë fund tetori dukë bërë që plazhi të kthehet një destinacion për të kaluar kohën në fundjavë, në Vlorë.

Bregdeti është zgjedhur edhe nga pushues nga kryeqyteti dhe Kosova, të cilët pohojnë se tetori ofron qetësi dhe relaks, larg zhurmës së mbipopullimit të muajve të verës.

“Verë përsëri. Plazhi plot, kjo tregon vetë”, thotë një pushues nga Prishtina. “Temperaturat janë shumë të favorshme, të kisha edhe unë rrobat e banjës do të isha futur”, thotë një tjetër pushuese nga Vlora.

Ndryshimeve në infrastrukturë që ka pësuar Vlora, për pushuesit gjithashtu kane përmirësuar edhe zonën turistike të qytetit bregdetar./A2/


Etiketa: , , ,