Sport

Platini: E admiroja Maradonën

Ish-presidenti i UEFA-së, Michel Platini, tha s

Ish-presidenti i UEFA-së, Michel Platini, tha se është e kaluara ajo që shkoi me vdekjen e futbollistit legjendar argjentinas Diego Armando Maradona, njofton Insajderi.

Platini tha për radion franceze RTL se ai u njoh me Maradonën në moshën 17-vjeçare dhe se ata luajtën ndeshjen e tyre të parë në vitin 1979.

“Unë e admiroja atë, por kishte edhe konkurrencë. Nuk mund të ishim në krye që të dy. Më vjen shumë keq. Është e kaluara jonë ajo që shkoi”, tha Platini. /Insajderi.com