Shqipëri

Plagosi 5 persona në xhaminë “Dine Hoxha”, terroristi katolik Rudolf Nikolli del para gjykatës

Terroristi katolik Rudolf Nikolla, 34 vjeçari

Terroristi katolik Rudolf Nikolla, 34 vjeçari që plagosi me thikë pesë persona në xhaminë Dine Hoxha në Rrugën e Kavajës, është paraqitur ditën e sotme në sallën e gjyqit. Ai shihet i shoqëruar nga policë, ndërsa në sallë është gjithçka gati për të nisur gjykimin.

Terroristi Rudolf Nikolla, ka deklaruar se frekuentuesit e xhamisë e përgjonin, gjurmonin dhe nuk e linin rehat, prandaj ai iu kundërpërgjigj me sulm me thikë.

Më parë ai ka kryer incidente deri në konflikte fizike me besimtarët. Jo vetëm kaq, por ai është me precedent penale për dhunë në familje, teksa 1 muaj më parë goditi me thikë 32-vjeçarin me aftësi ndryshe tek terminali i autobusëve të veriut.