Lajme

Plagoset një person një Prishtinë, dërgohet në QKUK

Një person ka plagosur një tjetër me thikë dje në Prishtinë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

I dyshuari është intervistuar dhe më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Njoftimi i plotë i PK-së:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Prishtinë 11.11.2020-09:30. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën m/k. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.