Sport

Pirlo: Ronaldo na ndihmoi kundër Spezias

Andrea Pirlo shijon fitoren e sotme ndaj Spezia

Andrea Pirlo shijon fitoren e sotme ndaj Spezias në ditën e rikthimit të Cristiano Ronaldos, tekniku italian prononcohet në intervistën e dhënë pas ndeshjes se Juventusi i tij ka bërë një ndeshje të mirë ku dhe Ronaldo i dha një dorë, njofton Insajderi.

“Kemi bërë një ndeshje të mirë ku kemi krijuar shumë raste për gol. Duhet të ishim më të egër në pjesën e parë. Në pjesën e dytë kemi bërë mirë në fushën e lojës, me dëshirën për ta fituar ndeshjen dhe Ronaldo që na dha një dorë”, tha fillimisht trajneri i Juventus.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Pirlo nuk la pa folur edhe për Dybalan, duke thënë: “Ka bërë një ndeshje të mirë dhe ai, pavarësisht se i mungon forma optimale. Është ende herët ta shohim në formacion me Ronaldon dhe Moratan”, përfundon fjalën e tij tekniku i Juventusit, Andrea Pirlo. /Insajderi.com