Sport

Pique: Më mirë të vdes, sesa të shkoj në Madrid

Rivaliteti ndaj Barcelonës dhe Real Madrid mbet

Rivaliteti ndaj Barcelonës dhe Real Madrid mbetet i njëjtë, përkundër ndërrimit të gjeneratave dhe largimit të disa “yjeve”.

Këtë e ka dëshmuar edhe intervista e fundit e Gerard Piques, e dhënë për mediat spanjolle.

Shtatëgjati – i njohur për deklaratat thumbuese, ka thënë ndër të tjera se kurrë nuk do luante në Real Madrid.

“Çfarë duhet të ofrojë Real Madridi që unë të bashkohem me ta? Është e pamundur, nuk ka asgjë, është e pamundur. Më mirë të vdes sesa të shkoj në Madrid”, u shpreh ai fillimisht.

34 vjeçari tregoi edhe për peridhën nëpër të cilën po kalon Barca nën menaxhimin e Xavi Hernandez.

Gerard Pique

“Xavi ka vendosur rregulla, ashtu si çdo trajner tjetër. Ato janë rregulla të nevojshme për të pasur një rregull në dhomën e zhveshjes, që ne të gjithë do t’i zbatojmë. Duke qenë një nga ish-shokët e tij të skuadrës, nuk mund ta zhgënjej moralisht”, shtoi gjithashtu Pique.

Qendërmbrojtësi spanjoll nuk e la pa e komentuar edhe ceremoninë e Topit të Artë, duke e dhënë mendimin e tij për fituesin e këtij çmimi, Leo Messi-n

“Topi i shtatë i Artë është përfundimtar për të treguar se Messi është më i miri në histori. Shijojeni në Paris, rrugët tona janë ndarë, por ata do të bashkohen sërish në një moment”, pootencoi për fund ish-reprezentuesi i “La Roja-s”.

Ani pse nuk është në vitet e tij më të mira të karrierës, Gerard po vazhdon të jetë startues te katalunasit.

Ai ka zhvilluar gjithsej 12 ndeshje këtë sezonë në La Liga dhe katër në Ligën e Kampionëve, ndërsa ka shënuar nga një gol në të dyja kompeticionet. /Insajderi.com