Lajme

“Pije se t’bën mirë”/ Dënohet me 32 vite burg nusja që vrau vjehrrën

Marjana Cmeta, e cila helmoi dy vjet më parë

Marjana Cmeta, e cila helmoi dy vjet më parë vjehrrën, është dënuar me 32 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda. 21-vjeçarja akuzohet për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Në seancën e zhvilluar në fillim të muajit të kaluar, prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi fajësinë për Marjana Cmeta, duke iu referuar provave dhe dëshmive.

Prova më e fortë e prokurorisë ishte videoja ku e reja rrëfen ngjarjen për hoxhën Hysen Shehu; se si e kishte mashtruar 48-vjeçaren për të pirë “lëngun magjik” (që në fakt ishte helm minjsh), duke ia paraqitur si një lëngë të përgatitur nga hoxha në mënyrë që të merrnin fund sherret mes tyre.


Etiketa: