Lajme

Pezullohet vendimi për tiketat ngjitëse

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar për pezullimin e vendimit për tiketat ngjitëse.

Ai gjatë seancës të Kuvendit të Kosovës, të enjten, deklaroi se “do ta shqyrtojnë në hollësi mënyrën sesi ka ardhur deri te ky vendim”.

“Diçka që mund t’i sigurojë është që qytetarët nuk do t’i paguajnë 5 euro”, ka thënë Aliu.

Opozita parlamentare, kishte kritikuar Qeverinë Kurti, se përmes kësaj takse 4.90 euro dëshirojnë “të krijojnë monopole”.

Por, jo veç opozita parlamentare, edhe Partia Socialdemokrate ishte aktive në kundërshtim. Organizuan aksion simbolik që eskaloi në dhunë e arrestime.

Ndërsa, Qeveria gishtin e ka drejtuar te pushtet e kaluara, duke thënë se vendimi ishte “trashëgimi”. /Insajderi.com