Lajme

Pezullohet nga puna drejtori i Kardiokirurgjisë në QKUK

Është pezulluar nga puna drejtori i Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Invazive, Tefik Bekteshi.

Vendimi për pezullimin e Bekteshit është marr sot nga Komisioni Disiplinor i përbërë nga Dr. Florim Zejnullahu, Dr. Nazmi Kolgeci, Zana Morina, Havushe Rexhepi dhe Jehona Vasolli.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Lajmin për pezullimin e tij nga puna e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali vetë Bekteshi, i cili tha se nuk është informuar për arsyen e këtij vendimi.

Komisioni Disiplinor ka vendosur që ndaj Bekteshit të shqiptohet masa për pezullimin e punës deri në një vendim tjetër.