Maqedoni

Petrovska: Deputetët me skafandra respektuan protokollet

Deputetët që ishin në Parlament respektuan

Deputetët që ishin në Parlament respektuan protokollet, dhe nuk rrezikuan shëndetin as të deputetëve dhe as të punonjësve të Parlamentit, tha në emisionin e sotëm në “Rruga drejt” në Alsat, deputetja e LSDM-së, Slavjanka Petrovska. Derisa komentoi pretendimet e bashkëbisedueses nga VMRO-DPMNE, Rashela Mizrahi, se opozita nuk i ka të gjitha faqet e protokolleve të Kuvendit, Petrovska tha se opozita ngriti kallëzime penale, por pa i pasur të gjitha dëshmitë.

– Advertisements –


Kolegët që erdhën të dielën i respektuan protokollet, dhe nuk rrezikuan shëndetin e asnjërit prej deputetëve, as punonjësve, sepse ata hynë në kushte të veçanta, votuan, ushtruan të drejtën e tyre si deputetë dhe u larguan nga Kuvendi. Çdo gjë tjetër është një diskutim, përfshirë këtë – nuk i kemi protokollet, nuk i kemi të gjitha provat, por kemi ngritur kallëzime penale,” tha Petrovska.