Lajme

Pesë viktima dhe 138 raste pozitive me Coronavirus në Shqipëri

Shqipëria ka regjistruar pesë viktima nga COVID

Shqipëria ka regjistruar pesë viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, përcjell Insajderi.

Gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar 138 raste të reja pozitive me Coronavirus, të cilat kanë rezultuar nga testimi i dy mijë e 584 mostrave.

Ndërkohë janë shëruar 465 qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 615 mijë e 147 raste pozitive me COVID-19, dy mijë e 358 persona kanë humbur jetën, ndërsa janë shëruar 103 mijë e 66. Aktualisht janë 24 mijë e 556 raste aktive./Insajderi.com