Lajme

Pesë të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Pesë persona kanë vdekur në Shqipëri si pasojë

Pesë persona kanë vdekur në Shqipëri si pasojë e Coronavirusit në 24 orët e fundit. Autoritetet kanë njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë infektuar 833 persona, njofton Insajderi

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar 506 pacientë, duke çuar numrin total në 43.890 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht, në katër spitalet për COVID-19 janë duke u trajtuar 286 pacientë, 18 në terapi intensive dhe tre të intubuar./Insajderi.com