Sport

Përzgjedhësi i Kosovës shpreson në rezultate pozitive ndaj Norvegjisë dhe Danimarkës

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në bask

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Chirstos Marmarinos ka dhënë një deklaratë për FBK-në, para dy ndeshjeve që Dardanët do i zhvillojnë në këtë javë.

Marmarinos ka thënë ndër të tjera se, sikur ndaj Norvegjisë edhe ndaj Danimarkës beson në rezultate pozitive, shkruan Insajderi.com.

“Do t’i qasemi ndeshjeve një nga një. Ne besojmë në rezultate pozitive. Është rëndësishme atmosfera në ekip dhe të bëjmë më të mirën tonë për të fituar. Janë dy ndeshje me rëndësi në një rrugëtim të gjatë”, u shpreh ai.

Ai po ashtu shtoi se ta përfaqësosh vendin tënd është një nder i madh dhe të gjithë do e japin maskimumin.

“Mendoj se nuk ka nder më të madh se të përfaqësosh vendin tënd në garat ndërkombëtare. Basketbollistët e Kosovës e dinë rëndësinë e ndeshjeve dhe sigurisht se presim që do të japin maksimumin në parket. Nuk do të mungoj angazhimi ynë dhe do të japim më të mirën tonë për rezultate pozitive”, tha gjithashtu, Marmarinos.

Ndeshjen e parë, Kosova do e zhvillojë në udhëtim te Norvegjia me datë 25 nëntor në ora 19:00 në Bergen.

Ndërsa, me datë 28 nëntor e presin Danimarkën në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00./Insajderi.com

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "EUROBASKET 2025 PRE E-QUALIFIERS 12-SHJAE KOSOVES FIBA EUROBASKET 2025 PRE-QUALIFIERS ARTIHAJDARI VALON BUNJAKU MERITON ISMAILI ERJONKASTRATI DARDAN BERISHA SAMIR ZEKIQI DRILON HAJRIZI MUHAMEDALI JANJEVA DENIZ ZENELAJ DION SHEQIRI GEZIM MORINA FISNIK RUGOVA TRAJNER: CHRISTOS CHRISTOSMARMARINOS TEB ART kujtesa RUGOVE"

Lista e basketbollistëve të ftuar për këto dy ndeshje