Kosovë

Personi më pak i votuar nga 120 deputetët, hyri në Kuvend me vetëm 713 vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Personi më i votuar nga këto zgjedhje ka dalë Vjosa Osmani me 300 mijë e 788 vota.

Më pak e votuara në zgjedhjet e 14 shkurtit, prej atyre që kanë arritur të bëhen deputetë, është Fatime Gjorgjeviq nga Iniciativa Rome

Ajo ka marrë 713 vota, ndërsa bashkë me Fadil Gashin nga i njëjti subjekt politik, do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.