Lajme

Përshkallëzohen protestat në favor të Trump, 20 të arrestuar dhe disa të plagosur

Ekstremistet e djathtë, “Milion MAGA March” kanë mbajtur një protestë ditën e sotme në Washington DC, në lidhje me zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, ku Joe Biden u zgjodh si President i SHBA-së. Protesta u mbajt nga mbështetësit e ish-Presidentit Donald Trump, të cilët kërkojnë që ky i fundit të drejtojë edhe për katër vjet Shtëpinë e Bardhë. Me pankarta në duar që lexonin “Trump me dy mandate” dhe “Ne ju mbështesim zoti president”, protesta nisi në orën lokale 17:00, në afërsi të Shtëpisë së Bardhë.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se mes mbështetësve të Trump dhe policisë ka nisur një përleshje fizike. Deri tani janë shoqëruar në polici 20 persona pasi kanë përdorur dhunë në protestë kundër forcave policore. Ndërsa disa persona të tjerë janë lënduar si pasojë e dhunës që është përdorur mes tyre.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Ndërkohë që Trump gjatë protestës kaloi me autokolonën e tij në afërsi të tyre duke mbajtur fjalën që u dha protestuesve një ditë më parë në Twitter se do t’i përshëndeste.