Opinione

Përse shqetësohet Vuçiqi nga humbja në zgjedhje e Edi Ramës?

Këtë të diel, pra me 25 prill, pritet të mbahen

Këtë të diel, pra me 25 prill, pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Të dyja kampet si ai demokrat, po ashtu edhe ai socialist shprehen të bindur për fitore. Pavarësisht optimizmit që mbretëron si tek njëri dhe tek kampi tjetër, sondazhet thonë që gara do të jetë e ashpër dhe me pak diferencë.

Kjo duket se e ka shqetësuar edhe presidentin e Serbisë, që e bën atë presidentin e parë serb që flet për ndonjë palë zgjedhje në Shqipëri. Aleksandar Vuçiq, në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur rreth zgjedhjeve në Shqipëri. Vuçiq ka thënë se po i ndjek sondazhet e dhëna, ku sipas tij kundërshtarët politik janë me nga dy për qind larg.

“Unë jam duke ndjekur nga afër hulumtimet e opinionit publik, dhe dallimi është rreth 2 për qind dhe unë nuk përcjell hulumtime pa lidhje jo serioze të hulumtimit publik po ato që janë shumë serioze. Dhe në fakt dallimi është nga 1 në 3 për qind”, ka thënë Vuçiq.

Shqetësimin më të madh Vuçiq e ka se mos këto zgjedhje do i humbas shoku i tij Edi Rama. Akoma më shumë e shqetëson fitorja eventuale e Lul Bashës. Këtë gjë e shpreh hapur edhe Vuçiqi, i cili ndër të tjera thekson se Basha dhe Berisha flasin për një Shqipëri Etnike dhe ai ndihet krenar që po i pengon.

“Pas Lulzim Bashës qëndron Sali Berisha dhe ju e dini, e gjithë historia pas saj, nga veriu i Shqipërisë, me gjithë barrën e së kaluarës, por kjo është çështje e tyre. Dhe sigurisht që unë jam krenar që jam pengesa e tyre më e madhe sepse ata flasin hapur për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dhe ata flasin hapur për këtë gjë dhe askush nuk reagon”, u shpreh ai.

Duket se presidenti serb është shumë i shqetësuar, se po i shkatërrohet edhe hallka e fundit në zinxhirin e tyre të pazareve. Treshja Vuçiq-Thaçi-Rama kanë qenë bashkë të inflirtruar në pazare për territorin e Kosovës, gjë të cilën e kanë pohuar edhe njerëz që kanë parë këto plane. Pas largimit të Thaçit, që ndodhet në Hagë, tashmë duket se është afër që të humbas zgjedhjet edhe kryeministri Rama, për të cilin mërzi e madhe duket se po mbretëron në Beograd, konkretisht tek Vuçiqi. Vetëm një interes shumë i madh do të mund ta shtynte presidentin serb të deklarohej në një fushatë zgjedhjesh në Shqipëri, siç e cekëm më lart edhe duke u bërë presidenti i parë serb që bën një gjë të tillë.

Afërsinë e tij të madhe me Vuçiqin nuk e ka fshehur asnjëherë Edi Rama, gjë mjaft e dukshme. Pavarësisht se Rama ka mohuar përfshirjen e tij në pazare për territorin e Kosovës, kjo gjë ka ndodhur, nuk fshihet dielli me gisht. Projekti serb për ndarje të Kosovës doli se ishte plan, e të cilin e botuan së fundi edhe mediat e ndryshme botërore, e të cilat tashmë edhe kanë shfaqur se si do të ishte kjo. Mërzi e madhe në Beograd për humbjen e Ramës, e cila me 5 prill pritet të konfirmohet. Nëse kjo nuk ndodhë, duket se festë të madhe do të ketë Vuçiqi, njeriu më i interesuar për këtë fitore të Ramës. Ndonëse e dimë të gjithë, një pyetje naive do t’ia bëja Ramës, po pse vallë është interesuar kaq shumë Vuçiqi për humbjen e Ramës?!