Lajme

Përplasja për Kushtetuesen, Meta: Padi në prokurori për Dvoranin

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar sot në një k

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar sot në një konferencë për mediat se ditën e hënë do te dorëzojë në Prokurori kallëzimin penal për kryetarin e Këshillit të Emerimeve në Drejtësi Ardian Dvorani.

Meta: “Dëshiroj t’ju bëj me dije vendimin tim si presidenti dhe kryetar i shtetit për të paraqitur ditën e hënë kallëzim penal kundër zotit Ardian Dvorani me detyrë kryetar i këshillit të emerimeve në drejtësi, kallezim në Gjykatën e Lartë.

E akuzoj për këto vepra penale:

1- shpërdorim detyre neni 248 kodit penal

2 -përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore, 246 kodi penal.

Të nderuar zonja dhe zotërinj prokurorë, Presidenti i Republikës në cilësinë e Kreut të Shtetit, sipas ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe organet në sistemin në drejtësi ka ndjekur procesin e funksionimit të reformës në drejtësi. Presidenti në vijimësi ka bërë thirrje kundrejt të gjithë institucioneve të përfshira në proces në respektimin e Kushtetutës dhe Ligjit”.


Etiketa: , , , ,