Shqipëri

Përplasja në “Astir”çon 12 persona në spital, Vokshi: Policët i kanë thyer dhëmbët protestuesve

12 persona kanë përfunduar në spitalin e Ti

12 persona kanë përfunduar në spitalin e Tiranës si pasojë e përplasjeve të forta mes forcave të policië dhe protestuesve në zonën e Astirit, pasi këtë të martë ka nisur një aksion i IKMT për shkatërrimin e 33 objekteve për projektin e Unazës së Madhe.

Spitali Universitar i Traumës bën me dije se aktualisht po marrin shërbim 12 persona, nga të cilët 5 efektivë policie dhe 7 protestues, të lënduar në zonën e Astirit.

“Asnjë prej personave të lënduar nuk është në rrezik për jetën. Spitali është në gatishmëri të plotë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë që në ambientet e spitalit të Traumës në kryeqytet kanë shkuar përfaqësues të PD-së për të parë më nga afër gjendjen e të lënduarve, veçanërisht të protestuesve. Ish- deputetja e PD-së Albana Vokshi deklaroi për median se dhuna policore ka qenë e tmerrshme. Madje ish- deputetja u shpreh se disa prej të lënduarve u janë thyer dhëmbët nga policia.

Albana Vokshi: Sipas informacioneve që morëm nga banorët ka pasur shumë persona që janë lënduar rëndë. Fillimisht u refuzuam nga drejtoria e spitalit, por më së fundi takuam dy prej tyre të cilët kanë shqetësime shumë të rënda. Takuam Lindita Protoduarin, e cila është shumë sëmurë për shkak të gazit të përdorur. Kanë qenë mbi 50 gra dhe fëmijë. Nuk është dëshpëruese, kjo është e tmerrshme dhe kriminale ajo që ka ndodhur sot. Ka nga ata që u ka dalë kavilja, pleq që i janë thyer dhëmbët nga dhuna e policisë, ka disa zonja që kanë djegie për shkak të gazit që është përdorur për to. Ka dhjetëra të arrestuar, mes tyre gra dhe vajza që janë dhunuar më mënyrë çnjerëzore nga policia. Nuk dihen në cilin komisariat ndodhen gratë. Ne do jemi në protestë, pranë banorëve.