Lajme

Përplasen dy makina në Vlorë, njëra godet murin e një banese

Dy automjete, një Honda dhe një Fiat janë përplasur në rrugën e plazhit të vjetër në Vlorë. Aksidenti u regjistrua sot në mbrëmje, ndërsa raportohet se një person ka mbetur i plagosur.

Sipas policisë, makina Fiat, pasi ka goditur makinën tjetër ka dalë nga rruga duke goditur murrin e një banese. Drejtuesi i mjetit tip ‘Fiat’ u dërgua në spitalin e Vlorës.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Etiketa: , ,