Lajme

Përparim Rama sulmohet me vezë në Vranjevc

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është sulmuar me vezë gjatë pasdites së sotme, transmeton Insajderi,

Derisa ishte duke e zhvilluar një aktivitet në lagjen “Vranjevc” të kryeqytetit, disa persona gjuajtën me vezë në drejtim të tij.

Sipas dëshmitarëve që shkrepën fotografi e pamje nga vendi i ngjarjes, dikush nga të pranishmit mori lëndime në kokë nga gjuajtja me vezë, raporton KK.

Gazeta Insajderi.com ka tentuar të marrë informacione nga Policia e Kosovës, të cilët shihet të kenë qenë në vendin e ngjarjes, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje. /Insajderi.com