Lajme

Përmirësimi i situatës me COVID-19, SHBA me vendim të ri për Kosovën

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka hequr Kosovën nga Niveli 4 në udhëzuesin e udhëtimeve, sipas të cilit udhëzues, qytetarët amerikanë këshilloheshin të mos udhëtojnë në Kosovë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zemaj ka bërë me dije se një vendim i tillë është marrë pas përmirësimit të situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19 në Kosovë.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Aktualisht, Kosova gjendet në Niveli 3 të këtij udhëzuesi, “për ri-konsiderim të udhëtimit”.

“Mirëpres faktin që Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Udhëzuesin e udhëtimeve të qytetarëve amerikanë jashtë shtetit ka hequr Kosovën nga Niveli 4, në të cilin qytetarët amerikanë këshilloheshin të mos udhëtojnë në Kosovë, duke kaluar në Nivelin 3, “për ri-konsiderim të udhëtimit”, ka shkruar Zemaj.

Vendimi është publikuar edhe në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Ky vendim është publikuar edhe në faqen Covid-19 të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku jepen udhëzime për qytetarët amerikanë me rastin e planifikimit të ndonjë udhëtimi jashtë shtetit. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka lëshuar një njoftim/informacion shëndetësor të Udhëtimit të Nivelit 3 për Kosovën për shkak të COVID-19”, ka shkruar Zemaj.