Lajme

Përmet/ Shehu me fasonët: Rrisim pagën minimale, lehtësojmë faturat e biznesit

Drejtuesi politik i PD në Qarkut Gjirokastër, T

Drejtuesi politik i PD në Qarkut Gjirokastër, Tritan Shehu, u takua me bizneset prodhuese të konfeksioneve dhe paketimit në qytetin e Përmetit. Shehu u fokusua tek politikat lehtësuese që PD ka në programin e saj për biznesin prodhues

“Ulja e taksave do të stimulojë hapjen e vendeve të reja të punës, veçanërisht në qytetet ku punësimi është një barrë e madhe sociale. “- tha Tritan Shehu, i cili shpjegoi edhe kushtet e rritjes së pagës minimale në të paktën 36 mijë lekë.

“Kjo pagë merr vlerë si për punëtorin, edhe për biznesin dhe nuk bëhet barrë, pasi qeveria e PD do ta shoqërojë rritjen e pagës minimale me politika të tjera lehtësuese për biznesin, uljen e cmimit të naftës, të energjisë elektrike dhe të shumë taksave të tjera që u zënë frymën biznesit prodhues”-është shprehur Shehu.








Në takimet e Përmetit, Tritan Shehu shoqërohej edhe nga kandidatja për deputete e këtij qyteti mjekja pediatre Joana Qirollari.

5


Etiketa: , , , ,