Lajme

Përmbytjet përfshinë edhe Rumaninë, dy persona të vdekur

Dy persona kanë vdekur pasi reshjet e mëdha të

Dy persona kanë vdekur pasi reshjet e mëdha të shiut që kanë përfshirë Rumaninë.

Në 24 orët e fundit shkaktuan përmbytje në 36 vende në 15 rrethe rumune.

Shërbimi i Situatave të Urgjencës (IGSU) njoftoi sot se shërbimet e zjarrfikësve dhe shpëtimit po përpiqen të evakuojnë dhjetëra turistë të cilët janë bllokuar nga uji.

“Ne kemi hequr ujin nga 19 shtëpi, 56 oborre dhe 70 bodrume. Kolegët tanë gjithashtu hoqën 13 pemë që ranë në rrugë dhe dëmtuan tre makina”, njoftoi IGSU.

Sipas të njëjtit burim, 20 persona të akomoduar në hostele në Ardesh ishin të izoluar për shkak të përmbytjeve.

“Në kampin Zanoaga në rrethin Dambovita, për shkak të përmbytjeve gjatë natës, 25 njerëz u bllokuan në makina ose rimorkio. Uji u tërhoq dhe njerëzit u lejuan të largoheshin nga vendet. Zjarrfikësit gjithashtu ndërhynë në Busteni, ku tetë persona u evakuuan” shtoi ajo.

Moti i ligë ka përfshirë një pjesë të madhe të Evropës.

Vendet më të prekura nga vërshimet janë Gjermania dhe Belgjika./Insajderi.com