Lajme

Përfundon seanca, kryetarja e Gjykatës tregon kur merret vendimi

Ka përfunduar seanca dëgjimore për interpretimin e ligjshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi në ditën e votimit të Qeverisë në krye me Avdullah Hotin,

Kryetarja e Kushtetueses, Arta Rama-Hajrizi, ka njoftuar se palët kanë kohë deri me datë 7 dhjetor të përcjellin me shkrim argumentet që janë dhënë sot

Palët kanë mundësi që argumentet që i kanë prezantuar t’i dorëzojnë edhe me shkrim pranë Gjykatës, nuk janë të obliguar por mund ta bëjnë deri me datën 7 dhjetor, këto argumente që janë adresuar sot. Ne sot e kemi pranuar një shkresë nga avokati Berisha përmes emailit ku ka dërguar një përmbledhje vetëm që të jemi të qartë. Ajo është përmbledhje e argumenteve të sotme”, ka thënë ajo.

Kryetarja e Gjykatës tha se në ditët në vazhdim do të merret vendimi.

Për njoftim do të njoftohen palët dhe publiku. Tash Gjykata Kushtetuese do të tërhiqet edhe në ditët në vijim do të mblidhet në seancën për këshillim dhe votim ku do të vendosë për çështjen, Palët do të informohen me kohë”, tha ajo.

Seanca për interpretimin e ligjshmërisë së kësaj vote ka filluar sot në orën 10:00.