Lajme

Përfundon seanca gjyqësore;  Vijon beteja e FSHN për Botanikun

Fakulteti i Shkencaver të Natyrës po lufton q

Fakulteti i Shkencaver të Natyrës po lufton që të mbajë në pronësi Kopshtin Botanik, të cilën e ka përdorur si laborator në natyrë që prej krijimit të tij, dhe me një VKM të qeverisë “Rama” i ka kalaur në pronësi Bashkisë Tiranë.

Sot u zhvillua seanca gjyqësore e radhës në Gjykatën Administrative pas padisë që Universiteti i Tiranës ka bërë ndaj qeverisë, por akoma nuk ka një vendim për çështjen, e cila pritet të kalojë në gjykatën e shkallës së parë pasi një peetendimi që ui ngrit në seancë.

Gjykata sot vendosi se padia e UT që kundërshton vendimin e Qeverisë është  në rregull nga ana juridike dhe më pas në një seancë tjetër trupi gjykues do të vendosë për kompetencën për gjykimin e çështjes.

Dekani i Shkencave të Natyrës, Spiro Dushku, në një prononcim për mediat pas vendimit tha se gjyqtarja ka vlerësuar të vlefshme padinë e rektorit për të kundërshtuar vendimin e Këshillit të Ministrave që i jep 15 ha tokë bashkisë së kryeqytetit.

Pedagogët thonë se janë në të drejtën e tyre dhe kërkojnë përkrahje dhe mbështejte për të drejtën që u takon.

Studentë dhe pedagogë të Fakultetit  të Shkencave të Natyrës ishin para dyerve të gjykatës sot duke pretenduar se po merret pa të drejtë kjo pronë e universitetit për tu tjetërsuar për llogari të bashkisë.

Ndërkohë Dekani i FSHN-së, Spiro Dushku, tha se në këtë betejë kanë marrë mbështetje dhe nga shoqata ndërkombëtare e botanistëve.

Ai iu përgjigj “akuzave” të hedhura në media nga kryetari i bashkisë se kopshti botanik është kthyer në landfill dhe nuk nxjerr fitime.

“Ne nuk jemi dyqan që shesim gjëra. Ai është një kopësht që përdoret për arsye shkencore, nuk është për qëllime argëtuese”, tha ai.