Sport

Përfundon pa gola ndeshja mes Anglisë dhe Skocisë

Ka përfunduar me rezultat 0-0 përballja mes Ang

Ka përfunduar me rezultat 0-0 përballja mes Anglisë dhe Skocisë, shkruan Insajderi.

Pjesa e parë e këtij takimi u karakterizua me lojë të fortë nga të dyja skuadrat, të cilët krijonin raste të shumta për shënim, por që nuk mund t’i konkretizonin ato në gol.

Edhe pjesa e dytë ishte e njëjtë me atë të parën, ku kishte raste edhe kur skocezët tregoheshin më të mirë se anglezët, por që as këta nuk arrinin t’i konkretizonin rastet në gol.

Tek në minutat e fundit, Anglia u hodh e tëra në sulm në kërkim të golit të fitores, por përkundër kësaj, nga mbrojtja e ngjeshur e skocezëve nuk mund të bënin asgjë.

Kështu rezultati nuk ndryshojë dhe ndeshja u mbyll pa gola.

Përballjen e radhës Anglia do ta ketë kundër Republikës Çeke, ndërsa Skocia do të përballet me Kroacinë./insajderi.com


Fillon pjesa e dytë mes Anglisë dhe Skocisë


Përfundon pjesa e parë mes Anglisë dhe Skocisë

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë mes Anglisë dhe Skocisë.

Kjo pjesë u karakterizua me lojë të fortë nga të dyja skuadrat, ku kishte edhe rastë të shumëta shëinimi.

Por, përkundër rasteve, asnjëra skuadër nuk arriti t’i konkretizonte ato, duke u mbyllur kështu edhe pjesa e parë me rezultat 0-0.


Fillon derbi britanez mes Anglisë dhe Skocisë.